ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha 5 hours ago
Edi Rama në homazhet për Fatos Nanon: Sa të paskan dashur e admiruar! 5 hours ago
Homazhet për Fatos Nanon, flet bashkëshortja Xhoana Nano: E dashurova jo vetëm si person! 5 hours ago
Slot flet pasi Liverpooli i dha fund serisë së humbjeve: Ishim me fat 7 hours ago
Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëria në shitje! Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort

albnews by albnews
1 November, 2025
in Albania
0
Shqipëria në shitje! Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Vendi strategjik i Porto Palermos, buzë detit Jon në Himarë, ku ka qenë baza ushtarake dhe tunelet nënujorë për anijet, do t’i jepet privatit për të ndërtuar resort. Projekti është nisur nga Korporata e Investimeve Shqiptare para 3 vitesh, por asnjëherë nuk është bërë publik.

Një vendimmarrje tepër e guximshme e drejtuesve të kësaj Korporate, të cilët kanë kryer në fshehtësi një mori veprimesh në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë, kjo me qëllim për t’a tjetërsuar. Janë marrë dokumente nga Ministria e Mbrojtjes, nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, teksa deri më sot nuk ka asnjë informacion zyrtar se kush ka qenë nismëtari i planit.

RelatedPosts

Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha

Edi Rama në homazhet për Fatos Nanon: Sa të paskan dashur e admiruar!

Homazhet për Fatos Nanon, flet bashkëshortja Xhoana Nano: E dashurova jo vetëm si person!

Informacionet dhe dokumentet që ka siguruar VoxNews flasin se një sipërfaqe e stërmadhe prone, në vendin që dikur ka qenë repart ushtarak, do të ndërtohet një hotel luksoz. Ndërkohë, në afërsi të tuneleve nënujore, të ndërtuara gjatë diktaturës dhe të hapura vetëm në vitet e fundit për publikun, do të bëhet një marinë jahtesh dhe anijesh.

Në foto: Harta e zonës së mbrojtur, të miratuar në vitin 2022 nga qeveria, ka lënë jashtë repartin ushtarak

Në korrik të vitit 2022, qeveria mori një vendim për shpallen e ekosistemit natyror detar-bregdetar të gjirit të Porto – Palermos. Në vendim përcaktohet se parku natyror ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 1.694 hektarësh, nga të cilat 1.490 hektarë ose 87.93 % janë sipërfaqe detare dhe vetëm 204 hektarë ose 12.07 % janë sipërfaqe tokësore.

Një gjetje alla-shqiptare, pasi me këtë vendim, qeveria do të mbrojë ujin dhe jo tokën! Nëse do të shikosh edhe hartën, zona tokësore është vetëm ajo zallishte dhe disa shkëmbinj, gjithashtu edhe kalaja që ndodhet në atë zonë, në një ishull të vogël.

Ndërkohë që çuditërisht që e gjithë pjesa tjetër tokësore, që praktikisht është Porto Palermo, është lënë jashtë mbrojtjes strikte. Çka i ka hapur edhe rrugën e ndërtimeve apo tjetërsimit të të gjithë zonës. Një skemë e përdorur edhe në vende të tjera, tepër të mbrojtura, kjo me qëllim lejimin e ndërtimeve dhe betonit.

Në foto: Harta e planit përfshinte si zonë të mbrojtur edhe Gjirin e Llamanit dhe ish-bazën ushtarake

E njëjta ministri që propozoi “Parkun Natyror” të Gjirit të Porto Palermos financoi edhe një plan menaxhimi. Është bërë një studim nga vetë Ministria e Mjedisit, e cila përfshinte në park edhe Gjirin e Llamanit, por edhe një sipërfaqe të stërmadhe toke në Porto Palermo. Madje, edhe zonën e ish-bazës ushtarake.

Me apo pa dashje, ashtu si Gjiri i Llamanit, edhe ish-baza ushtarake e Porto Palermos, poshtë të cilës ndodhen edhe tunelet nënujore ku qëndronte flota ujore ushtarake, janë lënë jashtë parkut. Kjo me qëllim ndërtimin e resorteve në atë zonë.

Duket sërish një vendim tepër i diskutueshëm, pas ish-bazave ushtarake në Sarandë dhe Shëngjin, tjetërsimi i të cilave nga Ministria e Mbrojtjes është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Faksimile: Raporti i KLSH-së që ka ‘zbuluar’ se në Porto Palermo në Himarë do të ndërtohet një resort

Duket se, nëse zbatohet, edhe vendimmarrja për tjetërsimin e bazës ushtarake të Porto Palermos mund të jetë një tjetër dosje e SPAK-ut. VoxNews ka hulumtuar një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka zbuluar se në atë vend do të ndërtohet një resort.

“Projekt propozimi ‘Porto Palermo Marina Resort’. Nga ana e Korporatës së Investimeve Shqiptare është hartuar projekt-propozimi në muajin mars të vitit 2022, për zhvillimin e zonës së Porto Palermos me investime strategjike që përfshijnë ndërtimin e portit si dhe resorteve me 5 yje, ndërtimin e kapacitetit për vende ankorimi për jahte dhe varka, ndërtimin e një resorti model elite, shërbimet e mirëmbajtjes, rivitalizimi i tuneleve të nëndetëseve duke i kthyer në muze”, thotë KLSH.

Praktikisht në të gjithë zonën do të ketë ndërtime, të cilat do t’i marrë privati. Duket se shteti do t’i falë oligarkëve një sipërfaqe të stërmadhe prone, tepër të lakmuar dhe një nga më të bukurat në Shqipëri, për t’a bërë private.

“Në fazën e parë nga AIC është parashikuar përgatitja e fizibilitetit për asetin si dhe përgatitja e shprehjes së interesit nga investitorët privatë. Hapat e mëtejshëm në këtë Projekt-Propozim, janë përcaktuar të jenë miratimi nga bordi i AIC së inicimit të projektit, miratimi nga Kryeministri, marrëveshja e zhvillimit midis AIC Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për përgatitjen e para fizibilitetit për zhvillimin e zonës dhe asetit dhe hapja e thirrjes së interesit për investitorët”, vijon KLSH-ja.

Por, është konstatuar se Korporata nuk ka ndjekur hapat, pasi fillimisht është iniciuar përgatitja e projekt propozimit, përfshirë studimin e para-fizibilitetit dhe kontraktimin e ekspertëve të jashtëm për finalizimin e projektit, pa u siguruar më parë transferimi i pronës/asetit shtetëror në administrimin e AIC-së.

/Vox News

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha

Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha

2 November, 2025
Edi Rama në homazhet për Fatos Nanon: Sa të paskan dashur e admiruar!

Edi Rama në homazhet për Fatos Nanon: Sa të paskan dashur e admiruar!

2 November, 2025
Homazhet për Fatos Nanon, flet bashkëshortja Xhoana Nano: E dashurova jo vetëm si person!

Homazhet për Fatos Nanon, flet bashkëshortja Xhoana Nano: E dashurova jo vetëm si person!

2 November, 2025
Slot flet pasi Liverpooli i dha fund serisë së humbjeve: Ishim me fat

Slot flet pasi Liverpooli i dha fund serisë së humbjeve: Ishim me fat

2 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result