Carlo Ancelotti nuk e fsheh ambicien: Dua titullin e 6 botëror për Brazilin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Carlo Ancelotti, trajneri i kombëtares braziliane, u kthye të flasë për Seleçaon duke u fokusar tek ambiciet e reja të tij në drejtimin e skuadrës 5 herë kampione të botës dhe Botërorit 2026.

Trajneri emilian i përshkroi ditët e tij të para në Brazil ku ai po punon, si qetësinë e nevojshme për të përgatitur botërorin. Objektivi është i deklaruar dhe ambicioz; fitorja e titullit të gjashtë për Brazilin, një arritje që kësaj skuadre i mungon që nga viti 2002. ‘Ëndrra është që të bëj Brazilin të fitojë titullin e 6 botëror…ka shumë pritshmëri, por edhe shumë entuziazëm-është shprehur Ancelotti-fakti që Brazili nuk fiton një botëror prej 24 vitesh, peshon shumë, shpresojmë që të mos bëhen 28. Duam të fitojmë dhe nuk e fshehim’

“Il sogno è far vincere al Brasile la sesta Coppa del mondo… ci sono grandi aspettative ma anche grande entusiasmo. Il fatto che da 24 anni non si vince pesa. Speriamo non diventino 28! Vogliamo vincere e non lo nascondiamo”.

Në nivel personal dhe emotiv, trajneri emilian pranoi se dëshira e tij është një finale ndaj Italisë. ‘Do të më pëlqente një finale mes Brazilit dhe Italisë, do të ishte diçka e bukur për mua në nivel emocional-shtoi Ancelotti.

Më pas trajneri italian shpjegoi se eksperienca e tij si trajner kombëtareje është puna e vëzhgimit të futbollistëvë të rinj me ndihmën e vëzhguesve të shumtë, një detyrë kjo që e bën atë të udhëtojë më pak në Evropë dhe të përqendrohet te kampionati brazilian.

Share This Article