Pasi humbi javën e kaluar, Manchester City u rikthye te suksesi me një fitore 3-1 ndaj Bournemouth në javën e 10-të të Premier League, duke siguruar fitoren e tyre të katërt në pesë ndeshjet e fundit në ligën angleze.
Ekipi i Guardiolës u ngjit kështu në vendin e dytë në tabelën e Premier League me 21 pikë, katër pikë pas liderit, Arsenal, duke tejkaluar Bournemouth, i cili çuditërisht renditet i treti me 18 pikë.
Haaland, ylli i ndeshjes, i dha Cityt dy gola që e çuan bilancin e tij në ligë në 13 gola. Dy golat e sulmuesit norvegjez erdhën në pjesën e parë, të ndërthurura me golin e Adams për miqtë, ndërsa O’Reilly vulosi fitoren 3-1 në pjesën e dytë.




