Rritet numri i punëtorëve të varfër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Varfëria prek 14 milionë persona në Britaninë e Madhe dhe po rritet në mesin e punëtorëve, fëmijëve dhe pensionistëve, sipas një studimi të publikuar sot.

Raporti tregon se shumica e punëtorëve varfërohen, ngaqë pagat e tyre dhe numri i orëve të punës nuk janë të mjaftueshme për të mbijetuar.

Rreth katër milionë fëmijë dhe dy milionë pensionistë jetojnë në varfëri, një numër ky që është rritur respektivisht me 400 000 dhe 300 000 në pesë vitet e fundit.

Shkalla më e lartë e varfërisë është në Londër, në veri dhe qendër të Anglisë, si edhe në Uells.

Më të ultat janë në jug të Anglisë, Skocisë dhe Irlandës së Veriut./AFP/

Share This Article