Në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve midis Liverpoolit dhe Real Madridit, e vlefshme për javën e katërt të fazës së grupit, trajneri i Blancos, Xabi Alonso foli në një konferencë për shtyp.
“Është gjithmonë bukur të kthehesh në një vend ku të kanë dashur kaq shumë”, tha Alonso. “Koha ime te Liverpooli ishte shumë e rëndësishme, nuk ishte një hap i parëndësishëm. Isha këtu për pesë vjet dhe mësova shumë”.
Lidhur me gjuajtësin e penalltisë, Xabi Alonso shpjegon: “Ne vendosim se kush e ekzekuton penalltinë, por pastaj ata marrin vendimet në fushë. Nesër do të jetë përsëri radha e Kylian”.
															
                                


