Përplasi njerëzit me makinë, arrestohet. Bërtiti “Allahu Akbar”, por ishte i dehur dhe i droguar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një incident i rëndë ka ndodhur në Saint Pierre d’Oléron, në ishullin Île d’Oléron, në perëndim të Francës, ku një makinë përplasi këmbësorë dhe çiklistë, duke lënë të paktën 5 persona të lënduar.

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, njoftoi përmes një postimi në X se dy persona ndodhen në gjendje kritike në spital, ndërsa tre të tjerë kanë lëndime më të lehta. Sipas burimeve mediatike, numri i të lënduarve mund të arrijë deri në dhjetë, ndërsa katër prej tyre janë në kujdes intensiv.

Policia arrestoi menjëherë personin e dyshuar në vendngjarje. Kryetari i bashkisë Dolus-d’Oléron deklaroi se i arrestuari dyshohet të ketë qenë nën ndikimin e drogës dhe alkoolit. Sipas mediave franceze, ai ka thënë “Allahu Akbar” gjatë arrestimit, por hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë që të ketë çrregullime mendore.

Zyra e prokurorit anti-terrorizëm në Francë nuk është ngarkuar me këtë rast, duke sugjeruar se incidenti nuk po trajtohet si një sulm terrorist në këtë fazë. Autoritetet lokale po punojnë për të sqaruar motivet e ngjarjes dhe gjendjen e të dyshuarit. 

Share This Article