Kjo është dosja hetimore që po shqyrton SPAK për Belinda Ballukun, e cila është marrë e pandehur.
Në dosjen janë mesazhet e shkëmbyera midis ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe bashkëpunëtorit të saj, Evis Berberi.
Në biseda mes Ballukut dhe Berberit sqarohet se si manipulohej tenderi për Tunelin e Llogarasë, që më pas iu dha kompanisë turke, me një ofertë 50 mln euro më shtrenjt se ajo e kompanisë “Gjoka”.
Pjese nga dosja:
Belinda Balluku: “Hajde”. Në orën 11:45, Evis Berberi: “Erdha”. Në orën 11:49, Belinda Balluku: “Hajde se u cтепа Viola eshte komplet pa memorie”.
Në orën 11:50, Evis Berberi: “Erdhaa”.
Në orën 13:50, Evis Berberi: “Me tha Arta ta takoj se kishte folur me ty”. Në orën 13:56-13:57,
Belinda Balluku: “Nuk besoj qe do shtoj gje, po nje sy tjeter nuk eshte keq Komplet pa memorie, zero Se viola me la pa fjale Sikur nuk ishte dje me ju”.
Në orën 13:57, Evis Berberi: “Ok”.
Në orën 14:25, Evis Berberi: “Takova Arten po se kuptova se I gjithe diskutimi ishte kur do e nxirrni vendimin”.
Në orën 14:42, Evis Berberi: “Kur duhet te dale?”. Në orën 17:40, Belinda Balluku: “Mendoj ta anullojme Skualifikoji te gjithe”.
Në orën 17:43, Evis Berberi: “Jam mese dakort. Se kam diçka qe sme kuadron ne gjithe situaten Kur e do sot apo neser Mgjth nese te duhet ja kendoj kengen sma ndjen shume per asnje dhe e çoj ku duheť”.
Në orën 17:50, Belinda Balluku: “Jo jo Kam ate ndjesine time qe nuk duheť”.
Në orën 17:51, Evis Berberi: “E ke te frikshme ndjesine. Kur e do”.
Në orën 17:56, Belinda Balluku: “Me jep afatet nese e shpallim neser”.
Në orën 18:01, Evis Berberi: “Max 24 mars ankimimi ne MIE ne 25 I kthejme pergjigje. Max 4 prill ankohet ne KPP dhe min 14 prill max 22 prill kthen KPP pergjigje. Duhet ta rishpallim pernjehere qe ti djegim afatet e ankimimit ne gjykate”.
Në datën 18.03.2020, në orën 11:30, shtetsasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet: “Po si ke lajmeruar te tjeret per anullim? Mbylleni sot me urgjence”. Në orën 11: 36, Evis Berberi: “Po gysin Sot e ke te mbaruar”……. Në orën 17:09, Evis Berberi: “E mbyllem”.




