PD cakton anëtarët e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit

albnews
By
1 Min Read

Partia Demokratike ditën e sotme, depozitoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se së bashku me kërkesën, PD ka dorëzuar edhe emrat e demokratëve, që do të përfaqësojnë këtë komision.

Bëhet e ditur se PD ka vendosur që kryetar i komisionit të jetë Enkelejd Alibeaj, ndërsa anëtarë Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Sorina Koti, Ferdinand Xhaferri, Ervin Salianji dhe Kreshnik Çollaku.Reklamë

Share This Article