Qendrat e migracionit në Shqipëri, të hapura nga protokolli Itali-Shqipëri para dy vitesh, duket se e kanë humbur sensin e realitetit, shkruajnë mediat italiane. Objektivi i madh i kryeministres italiane, Giorgia Meloni – të “eksternalizojë” kufijtë dhe të trajtojë deri në 36,000 migrantë në vit – përfundoi me rreth 40 persona aktualisht dhe me kostot që fluturojnë mbi 650 milionë euro, shumë prej të cilave pa asnjë transparencë.
Qendrat e Shëngjinit dhe Gjadërit, projektuar si modele inovative, janë më shumë simbolike sesa funksionale. Procedurat e përshpejtuara dhe “vendet e sigurta” u përplasën me gjyqësorin italian dhe vendimet e Gjykatës së BE-së, duke e kthyer çdo transferim në një betejë ligjore. Shumë migrantë u liruan para se të arrinin të vendoseshin, ndërsa Italia vazhdon të shpenzojë miliona pa rezultat.
Meloni nuk dorëzohet: samiti me Edi Ramën më 13 nëntor premton rinovimin e angazhimit për qendrat. Por pas dy vitesh, “suksesi” duket më shumë si një shfaqje e shtrenjtë: investim gjigant, rezultate minimale dhe një gjyqësor që vendos rregullat në vend të qeverisë.
Në fillim të vitit, në një konferencë për shtyp, ajo premtoi: “Qendrat në Shqipëri do të funksionojnë, nëse do të më duhet të kaloj çdo natë atje nga tani deri në fund të qeverisë”.
Historia fillon më 6 nëntor 2023, kur protokolli Romë-Tiranë u nënshkrua në Palazzo Chigi nga Meloni dhe Rama. Me tre qëllime, të theksuara nga kryeministri: ‘të luftohet trafikimi i qenieve njerëzore, të parandalohen flukset e paligjshme migratore dhe të mirëpriten vetëm ata që kanë të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare’.
Më shumë se 650 milionë në pesë vjet, por kostot aktuale janë një mister.
Shpenzimet e listuara në ligjin e ratifikimit arrijnë në rreth 650 milionë për pesë vitet e marrëveshjes dhe përfshijnë një gamë të gjerë artikujsh, nga mirëmbajtja te rekrutimi, nga sigurimi te udhëtimet e stafit nga Italia: kjo e fundit është më e madhja (mbi 250 milionë). Për qiradhënien e anijes, ‘konsultimi paraprak i tregut’ i nisur nga Viminale flet për një maksimum prej 13.5 milionë për tre muaj.
Dështimet e reja dhe përplasja me gjyqësorin
Bazuar në vendimin e gjyqtarëve të Luksemburgut, pasi u hapën objektet më 14 tetor dhe u bë transferimi i parë i 16 emigrantëve në bordin e anijes Libra. Seksioni i imigracionit i Gjykatës së Romës vendosi të mos i vërtetojë ndalimet në Gjader të 12 të tjerëve të tjerë, të cilët u dërguan në Bari me anijen patrulluese Visalli të rojes bregdetare.
Edhe më 8 nëntor, kur anija Libra zbarkoi përsëri në Shqipëri, këtë herë me vetëm tetë emigrantë, ende të gjurmuar në ujërat në jug të Lampeduzës, skenari përsëritej. Njëri ishte transferuar menjëherë në Bari, sepse u gjet i prekshëm për arsye shëndetësore, për të tjerët disa ditë më vonë gjyqtarët romakë përsëri nuk arritën ta vërtetonin ndalimin
Ndërsa opozitat vazhdojnë të bërtasin për dështim dhe të kërkojnë llogari për kostot dhe shpërdorimin, vetëm Qendra Kushtetuese në Gjadër, me numër të kufizuar, mund të vazhdojë të funksionojë në Shqipëri. Një boshllëk tjetër qëndron mbi të gjitha qendrat e riatdhesimit.




