Granit Xhaka “magjeps” Anglinë, Carragher: Blerja e sezonit, ka impakt të frikshëm

albnews
By
1 Min Read

Impakti i Granit Xhakës pas rikthimit të tij në Premier Ligën angleze ka qenë i jashtëzakonshëm.

Mesfushori shqiptar, që këtë sezon mbron ngjyrat e Sandërlendit, ka udhëhequr skuadrën drejt rezultateve mbresëlënëse, duke e çuar aktualisht në vendin e katërt të renditjes.


Ish-mbrojtësi i Liverpoolit dhe analisti i njohur i “Sky Sports”, Jamie Carragher, e ka vlerësuar Xhakën si blerjen më të rëndësishme të merkatos së verës.

“Për mua, ai mund të jetë blerja më e goditur e sezonit. Mjafton të shohësh numrat dhe impaktin që ka në skuadër. Nëse përmendim Manchester Cityn, mund të themi që është ekipi i Haalandit. Nuk gjej një lojtar tjetër në Premier Ligë që ka ndikim më të madh sesa Xhaka në skuadrën e tij. Realisht një blerje e shkëlqyer”, tha Carragher.

Granit Xhaka u transferua te Sandërlendi gjatë verës. Në 10 ndeshjet e para të luajtura, ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë disa asiste, duke u bërë një prej shtyllave kryesore të ekipit.

Share This Article