UK
Britania e Madhe kthen sytë nga Danimarka për të frenuar migracionin e paligjshëm! Cilat janë rregullat strikte të programit danez
Ministria e Brendshme britanike raportohet se po studion politikat e Danimarkës për të reduktuar migracionin e paligjshëm.
Sipas burimeve të Sky News, muajin e kaluar, ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, dërgoi zyrtarë në vendin nordik për të analizuar kontrollin kufitar dhe politikat e azilit, të cilat konsiderohen ndër më të ashpërat në Evropë.
Veçanërisht, ekipi britanik po shqyrton rregullat më të rrepta të Danimarkës për bashkimin familjar dhe kufizimin e shumicës së refugjatëve në qëndrime të përkohshme në vend.
Agjencia e lajmeve PA raporton se zonja Mahmood pritet të shpallë një reformë të madhe të sistemit të imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar më vonë këtë muaj.
Megjithatë, deputetët laburistë janë të ndarë për këtë qasje. Disa prej tyre, sidomos ata që përfaqësojnë zonat e njohura si ‘Red Wall’, ku Partia Reform UK shihet si sfiduese, kërkojnë që qeveria të ndjekë shembullin danez edhe më thellë.
Por të tjerë paralajmërojnë se masa të tilla mund të largojnë votuesit progresistë dhe ta zhvendosin Partinë Laburiste shumë në të djathtë.
Këto zhvillime vijnë ndërsa qeveria britanike vazhdon të përballet me vështirësi për të kontrolluar imigracionin, me një rritje të numrit të emigrantëve që kalojnë Kanalin me varka të vogla gjatë muajve të fundit. Në një rast të fundit, një emigrant i deportuar në Francë sipas marrëveshjes së riatdhesimit u kthye sërish në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, 648 persona kaluan Kanalin drejt Britanisë të premten, nëntë varka gjithsej, duke e çuar numrin total të këtij viti në 38,223.
Mahmood kërkon të vendosë masa që dekurajojnë hyrjet e paligjshme dhe të lehtësojë procedurat për dëbimin e atyre që nuk kanë të drejtë qëndrimi në vend.
Burime të agjencisë PA thanë se ministrja është e interesuar të takohet sa më shpejt me homologun danez, ministrin e Imigracionit Rasmus Stoklund.
Cilat janë rregullat e Danimarkës për migracionin?
Danimarka ka miratuar rregulla gjithnjë e më të ashpra për të menaxhuar migracionin gjatë viteve të fundit, duke u bërë një nga vendet me politikat më kufizuese në Evropë.
Në këtë vend, shumica e statuseve të azilit apo refugjatëve janë të përkohshme. Leja e qëndrimit mund të revokohet sapo vendi i origjinës të konsiderohet i sigurt për kthim.
Për të fituar të drejtën e vendosjes së përhershme, kërkuesit e azilit duhet të jenë në punësim me kohë të plotë, dhe koha e nevojshme për ta fituar këtë status është zgjatur në krahasim me më parë.
Danimarka ka gjithashtu rregulla më të ashpra për bashkimin familjar: si sponsori ashtu edhe partneri duhet të jenë të paktën 24 vjeç, një masë që qeveria daneze thotë se synon të parandalojë martesat e detyruara.
Sponsori nuk duhet të ketë marrë ndihmë sociale për tre vjet dhe duhet të sigurojë një garanci financiare për partnerin. Të dy duhet gjithashtu të kalojnë një test të gjuhës daneze.
Në vitin 2018, qeveria prezantoi të ashtuquajturin ‘paketë geto’, një plan kontrovers për të ndryshuar rrënjësisht disa zona banimi, përfshirë edhe shembjen e banesave sociale.
Sipas këtij ligji, një zonë me mbi 1,000 banorë klasifikohej si ‘geto’ nëse më shumë se 50% e popullsisë ishin emigrantë ose pasardhës të emigrantëve nga vende jo-perëndimore.
Në vitin 2021, qeveria e majtë miratoi një ligj që lejonte dërgimin e refugjatëve të rinj në qendra azili në vende partnere jashtë Danimarkës.
Më vonë, Kopenhaga arriti një marrëveshje me Ruandën për të eksploruar krijimin e një programi të tillë, por zbatimi i tij është pezulluar për momentin.
UK
Kalimet vjetore të migrantëve përmes Kanalit, më të lartat që nga viti 2022
Një total prej 41,472 emigrantësh kaluan Kanalin me varka të vogla në vitin 2025 – pothuajse 5,000 më shumë se një vit më parë.
Shifrat e Ministrisë së Brendshme treguan një rritje prej 13% në totalin prej 36,566 në vitin 2024.
Ishte numri më i lartë që nga viti 2022, kur kaluan kufirin gati 46,000 migrantë.
Qeveria thotë se ka larguar tashmë 50,000 njerëz që ishin në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht dhe po punon më ngushtë me qeverinë franceze.
Pati 28 ditë pa asnjë kalim nga 15 nëntori deri më 12 dhjetor, të cilat disa vëzhgues ia atribuan erërave të forta në Kanal.
Shifrat nga Ministria e Brendshme treguan se 737 persona mbërritën më 13 dhjetor dhe më shumë se 600 të tjerë në katër ditët në vijim.
Një total prej 803 personash mbërritën në 13 anije më 21 dhjetor, një rekord për një ditë të vetme në dhjetor.
Mbërritjet e fundit të vitit 2025 ishin më 22 dhjetor, kur 17 persona u sollën në breg në Dover.

Në nëntor, Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood njoftoi reforma të mëdha për procesin e azilit, duke e përshkruar sistemin aktual si “jashtë kontrollit dhe të padrejtë”.
Ndryshimet përfshijnë viza për jashtë shtetit që kërkojnë kualifikime më të larta, emigrantët do të duhet të presin më gjatë për t’u lejuar qëndrimi, studentët e huaj do të lejohen të qëndrojnë vetëm për 18 muaj pas diplomimit dhe disa emigrantë përballen me një pritje 20-vjeçare përpara se të lejohen të vendosen përgjithmonë.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: “Numri i kalimeve me varka të vogla është i turpshëm dhe populli britanik meriton më mirë.”
“Kjo qeveri po ndërmerr veprime. Ne kemi larguar pothuajse 50,000 njerëz që ishin këtu ilegalisht dhe marrëveshja jonë historike me francezët do të thotë që ata që mbërrijnë me anije të vogla tani po kthehen mbrapsht.”
UK
Faqet e para të gazetave në UK
‘Horror on the dancefloor’ dhe ‘Traitors twist’; janë titujt e shumë gazetave në Uk










UK
Faqet e para te gazetave në UK
‘Viti i provave’ për Kryeministrin dhe ‘lufta’ me gjyqtarët për Shamima Begum;








-
Albania2 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania6 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK2 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
