Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit

albnews
By
1 Min Read

Një konfrontim fizik ka ndodhur në këshillin bashkiak të Pogradecit.

Përplasja ndodhi pas miratimit të pikës 6 për “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 ha në Çërravë që mund të jepen me qira”.

Pas debateve të shumta, këshilltarët miratuan me 20 vota pro vendimin që solli agravimin e situatës deri në dhunë fizike.

Njëri prej këshilltarëve Ëngjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej banorëve të Çërravës.

Share This Article