Meta takon dy zyrtarët e lartë ndërkombëtarë

albnews
By
1 Min Read

Presidenti i Republikës shqipetare, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley, dhe Drejtoren Ekzekutive të UNICEF, Henrietta H. Fiore.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë Kreu i Shtetit Shqiptar, i cili publikon një foto në faqen e tij të “facebook” me dy zyrtarët e lartë ndërkombëtarë, me të cilët, thekson se ka diskutuar për programe për kujdesin e fëmijëve.

“Kënaqësi të takoja David Beasley, Drejtorin Ekzekutiv të Programit Botëror të Ushqimit dhe Henrietta H. Fiore, Drejtoren Ekzekutive të UNICEF-it, dhe të diskutonim për programe për kujdesin e fëmijëve në veçanti”, shkruan Meta.

Share This Article