Caktohet data, kur do të dëshmojë në Hagë ish-komandanti i NATO-s Wesley Clark

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Wesley Clark, ish-komandanti i lartë i NATO-s, pritet të dëshmojë të hënën, më 17 nëntor 2025 para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Dëshmia do të nisë nga ora 12:00 dhe pritet të vijojë dhe të mërkurën, më 19 nëntor.

Trupi gjykues ka vendosur që seanca shtesë e planifikuar më 21 nëntor të anulohet ndërsa pas përfundimit të dëshmisë do të mbahet një konferencë për ecurinë e çështjes.

Mbrojtja kishte nisur më 15 shtator 2025 me paraqitjen e provave të saj, ku u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, pas tij ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams, dhe ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, John Stewart Duncan.

Share This Article