Horror në Itali/ Nëna vret djalin 9-vjeçar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje makabër ka ndodhur në Trieste të Italisë, ku një nënë i ka marrë jetën të birit 9-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Muggia, në provincën e Triestes.

Autorja është identifikuar si Olena Stasiuk, një ukrainase 55-vjeçare, e cila sipas mediave italiane, përdori një thikë të madhe kuzhine për ta vrarë.

Trupi i pajetë i fëmijës u zbulua të mërkurën në mbrëmje nga policia, pas njoftimit nga babai.

Ky i fundit nuk mund të kontaktonte gruan, pasi ishin të ndarë prej kohësh.  Ajo duhet t’ja kthente djalin babait në orën 9 të mbrëmjes, por i mori jetën.

Me të mbërritur në shtëpinë në qendër të Muggia-s, oficerët e gjetën nënën në gjendje shoku dhe mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e fëmijës, të gjetur në banjo. Gruaja, u vu nën arrest dhe u dërgua në Spitalin Cattinara.

Sipas raporteve, kjo ishte hera e parë që ajo e mbante fëmijën vetëm . Kryetari i bashkisë së Muggias, Paolo Polidori, ka shpallur një ditë zie.

Share This Article