Vendimet për sistemim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilat janë miratuar para 3-4 ditëve nga ministri teknik i Punëve të Brendshme, Nake Çulev, dje janë shfuqizuar.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, dje në seancë të Qeverisë, në bazë të Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u miratua vendim për shfuqizimin e 89 vendimeve për sistemim në vend të punës, që i miratoi ministri teknik, Nake Çulev më 6 dhe 7 shkurt të këtij viti./Alsat/