Albin Kurti e nis detyrën nga Shqipëria, nesër në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti do të kryejë një vizitë zyrtare në Shqipëri, të martën më 11 shkurt në Tiranë.

Pritet që Kurti në Tiranë të zhvillojë takime me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve shtetërore.

Nga axhenda e takimeve që do të zhvillojë Kurti në Tiranë shihet se kryeministri i Kosovës do të pritet nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Pas takimit në kryeministri mësohet se dy homologët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Më tej Kryeministri Albin Kurti do të vazhdojnë takimet e tij me Presidentin e Republikës Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj.

Sipas axhendës Kurti do të zhvillojë edhe një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha në selinë e PD.

Që prej momentit të marrjes së detyrës si Kryeministri i Kosovës, Kurti viziton për herë të parë Shqipërinë.

Share This Article