Kreu i PD-së, Sali Berisha ka treguar skenarët e protestës para Kryeministrisë që do të zhvillohet ditën e hënë
Berisha u shpreh se do të “hapet” një Parlament para godinës qeveritare, sipas tij për shkak se gjatë seancave në Kuvend opozita nuk është lejuar të debatojë.
Kryedemokrati shtoi se kjo protestë do të organizohet 1 herë në javë, ku deputetë e qytetarë do të thonë zërin e tyre.
Gjithashtu shtoi se po projektohen demostrata të tjera, por shtoi se do të thirren në kohën e përshtatshme.
“Protesta e ditës së hënë, do të hapim aty një foltore, një Parlament. Në 10 seanca opozita është lejuar të debatojë vetëm në 1 seancë.
Para këtij bllokimi të plotë, hapim foltoren parlamentaro-qytetare para Kryeministrisë 1 herë në javë, ku deputetë dhe qytetarë do thonë zërin e tyre. Protesta të tjera po projektohen, por do të thirren në kohën e përshtatshme”, tha Berisha.




