Basha: Korrupsioni lë Shqipërinë pa investime të huaja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lulzim Basha e konsideroi korrupsionin si pengesën kryesore të investimeve të huaja në Shqipëri dhe bëri përgjegjëse qeverinë për këtë situatë.

Kryetari i PD-së, Basha i vlerësoi si realiste konstatimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë, sipas tij, se korrupsioni është problemi kryesor që pengon investimet e huaja në Shqipëri.

“Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar (pa asnjë surprizë) se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë”, – tha ai.

Po ashtu, Basha shtoi se “i njëjti institucion i respektuar vlerësoi po sot potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin”./Alsat/

Share This Article