Struktura e Posaçme Anti Korrupsion ka dalë me një njoftim zyrtar pasi Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi masën e sigurisë pezullim nga detyra, dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për zv/kryeministren, njëkohësisht dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe arrest shtëpie për dy zyrtarët Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
SPAK bën me dije se Balluku në cilësinë e ministres ka orientuar zhvillimin e tenderëve në mënyrë të kundërligjshme për tunelin e Llogarasë dhe Lotin e Katërt të Unazës së Madhe deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues.
Për këtë arsye SPAK i ka kërkuar GJKKO të vendosë masa sigurie për Belinda Ballukun dhe zyrtarët Gentian Gjyli dhe Erald Elezi për shkelje të barazisë në tenderë.
“E pandehura Belinda Balluku, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi për Tunelin e Llogarasë, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues “I….dhe A…..”.
Në kohën e kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur detyrat funksionale; Evis Berberi, Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erald Elezi, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, Specialistë të Nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Sa i takon procedurĂ«s sĂ« prokurimit me objekt, “NdĂ«rtimi i UnazĂ«s sĂ« Jashtme TiranĂ«, Loti 4”, Balluku nĂ« bashkĂ«punim me tĂ« pandehurin Evis Berberi, anĂ«tarĂ«t e NjĂ«sisĂ« sĂ« Prokurimit, shtetasit J.Ç, A.K., D.Xh, anĂ«tarĂ«t e Komisionit tĂ« VlerĂ«simit tĂ« Ofertave, Erald Elezi dhe shtetasit K.K, M.Sh., kanĂ« paracaktuar fituesin e kĂ«saj procedure prokurimi, krijuar avantazhe bashkimin e operatorĂ«ve ekonomikĂ«,“E…” sh.p.k, “P…”sh.p.k, dhe “N…”sh.p.k”, shkruhet nĂ« njoftimin e SPAK.Â




