Këngëtari i mirënjohur, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë papritur në moshën 40-vjeçare.
Sipas mediave të Maqedonisë, artisti i famshëm humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Kasapi ka lënë pas djalin e tij, Roar me ish-bashkëshorten Selvije Jao, me të cilën u nda pas disa vitesh lidhje.
I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, Shpat Kasapi u rrit në një familje me traditë muzikore dhe shpejt u bë një nga emrat më të dashur të publikut shqiptar. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000 dhe ai u shqua për stilin modern, performancat energjike dhe meloditë e lehta që fituan zemrat e rinisë.





