Pamjet/ Grabitje për 10 sekonda në Kombinat, pronari nxjerr pamjet e “zhdukjes” së Audit nga dy të rinjtë

 15,969 total views,  1 views today

Një qytetar ka denoncuar grabitjen e makinës së tij nga dy të rinj. Ngjarja, sipas denoncimit të publikuar nga JOQ, ka ndodhur në zonën e Kombinatit.

Pronari i makinës ka publikuar edhe pamjet filmike që tregojnë se si dy të rinj afrohen pranë mjetit, e ndezin dhe largohen bashkë me të.

Pronari i makinës pretendon se policia i disponon pamjet, por deri më tani nuk kanë bërë asnjë identifikim të autorëve. Nuk dihet data e saktë se kur është grabitur “Audi”.