ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
IA do të eliminojë deri 3 mln vende pune në Britani – Shumë pozicione rrezikojnë të “zhduken” deri në vitin 2035 21 minutes ago
GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka 22 minutes ago
Njiheshin si çifti ikonë, por u divorcuan pas 25 vitesh martesë! Mira Konçi rrëfen ndarjen nga Shpëtim Saraçi: S’isha dakord, por… Çfarë e solli fundin e marrëdhënies 25 minutes ago
Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit 29 minutes ago
“Robotët do ta bëjnë filmin tim realitet”, paralajmërimi i regjisorit të “Terminator” 31 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Mes satirës dhe glorifikimit, videot AI mbi komunizmin ngrenë shqetësime etike

albnews by albnews
26 November, 2025
in Albania
0
Mes satirës dhe glorifikimit, videot AI mbi komunizmin ngrenë shqetësime etike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Për ata që e kanë jetuar periudhën e regjimit komunist, imazhet simbolike që mund t’u vijnë ndërmend lidhen me radhët e gjata në të gdhirë për qumësht apo vajguri, grumbullimet e njerëzve në furrat e bukës apo dyqanet thuajse bosh në fund të viteve ’80.

Bashkë me postulatet propagandistike apo vetë figurën e diktatorit Enver Hoxha, këto imazhe po transformohen në video satirike përmes Inteligjencës Artificiale dhe po shpërndahen në rrjetin social Facebook.

RelatedPosts

GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

Njiheshin si çifti ikonë, por u divorcuan pas 25 vitesh martesë! Mira Konçi rrëfen ndarjen nga Shpëtim Saraçi: S’isha dakord, por… Çfarë e solli fundin e marrëdhënies

Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

Në njërën prej videove të krijuara me Inteligjencë Artificiale, një foto virale e njerëzve që presin pas hekurave për të marrë një bukë nis e lëviz me njerëzit që prekin si të babëzitur bukët dhe paratë që shitësja mban mbi banak, ndërsa portreti i qeshur i diktatorit shfaqet me nënshkrimin: “Ju ka marrë malli për radhat mo?”

Videoja është publikuar në faqen “Mendje” të dedikuar për art dhe argëtim dhe duket se ka për qëllim satirën ndaj fenomeneve të së shkuarës. Megjithatë, në mungesë të një konteksti historik, imazhe apo video të ngjashme të krijuara me IA rrezikojnë gjithashtu që të glorifikojnë regjimin komunist, sidomos për një shoqëri që ende nuk është përballuar plotësisht me të shkuarën e saj totalitare.

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale për ngjarje apo figura historike ka zgjuar shqetësime etike mes historianëve, të cilët i frikësohen perceptimeve të gabuara ndaj të vërtetave historike apo glorifikimit të figurave historike përmes kombinimit të kreativitetit me teknologjinë.

“Imazhet ose zërat e gjeneruar prej IA mund të krijojnë një ndjesi normalizimi dhe distancimi emocional nga dhuna, frika dhe izolimi që ka karakterizuar regjimin totalitar komunist të Shqipërisë së Enver Hoxhës,” i tha BIRN Enriketa Papa, pedagoge në departamentin e Historisë në Universitetin e Tiranës.

Papa, një pasardhëse e një familjeje të persekutuar nga regjimi komunist i Hoxhës, thotë se përdorimi i videove të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale “krijojnë disa dilema serioze etike për historianët”.

Sipas saj, kjo tregon se sa lehtë teknologjitë e reja, veçanërisht modelet gjenerative të AI mund të prodhojnë interpretime dhe versione të reja të së kaluarës. “Kjo ndodh shpesh pa verifikime shkencore dhe jashtë konteksteve historike,” theksoi Papa.

Shumica e modeleve që prodhon Inteligjenca Artificiale mbështeten mbi përmbajtje që merren nga interneti, një hapësirë ku nostalgjia për diktaturën, propaganda e vjetër dhe narrativat e shtrembëruara janë të pranishme.

Për Ermal Hasimen, pedagog i Shkencave Politike,  varet sesi Intelegjenca Artificiale përdoret në raport me historinë dhe në çfarë konteksti dhe rreziku rritet veçanërisht, kur përdoret për të zbutur ose normalizuar krimet e komunizmit.

“Nëse imazhi i diktatorit përdoret për të treguar mbrapshtësinë ideologjike dhe vuajtjet e komunizmit, atëherë mund të ishte një mënyrë shtesë për të ndërgjegjësuar të rinjtë, por nëse përdoret për të relativizuar komunizmin, për shembull duke e treguar si një sistem pothuajse normal të krahasueshëm me të sotmen, atëherë do të ishte shumë problem,” argumenton ai.

Hasimja i sheh video të tilla satirike si ushtrim të lirisë së shprehjes, por apelon gjithsesi që në mungesë të një analize ideologjike të regjimit dhe mungesës së dekomunistizimit,  normalizimi i komunizmit përmes humorit është tejet i rrezikshëm.

Hasimja sugjeron që kujdesi duhet treguar nëse IA përdoret për të glorifikuar komunizmin.

“Në këtë rast kjo duhet të trajtohet njësoj si glorifikimi i nazizmit,” thotë ai.

Nevoja për rregulla ligjore dhe etike

Në mungesë të një qasjeje kritike, narrativat që evokojnë të shkuarën përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale rrezikojnë të riprodhohen si ‘informacion’, të relativizojnë krime apo të shtrembërojnë të vërtetën historike.

Teknologjia u mundëson tashmë diktatorëve të vdekur “një rikthim në jetë” përmes imazheve apo videove. Por sipas historianëve, kjo rrezikon që të krijojë një të shkuar alternative – një sfidë e vërtetë për të mbrojtur memorien historike nga videot që ofrojnë një ‘realitet’ të rremë.

“Në rastin e Enver Hoxhës, përdorimi i Inteligjencës Artificiale për rikrijime vizuale, audio apo biseda të imagjinuara mund të çojë drejt një forme relativizimi të së keqes, duke zhvendosur fokusin nga krimet dhe trauma drejt një versioni nostalgjik dhe relativizues së diktaturës,” thotë Papa, ndërsa shton se në hapësirën digjitale ekzistojnë faqe pozitiviste ndaj figurës së Hoxhës.

Sipas saj, ndalimi i përmbajtjeve që glorifikojnë të shkuarën dhe figurën e diktatorit mund të rregullohen vetëm me dispozita ligjore dhe përdorim etik të IA.

“Ne nuk mund të ndalojmë zhvillimin e Inteligjencës Artificiale, por mund dhe në fakt duhet të kërkojmë, që ajo të përdoret me ndershmëri, me shënim të qartë të përmbajtjeve të gjeneruara dhe me kontekst interpretues që ruan të vërtetën historike dhe dinjitetin e viktimave,” shtoi Papa.

Nga ana tjetër, përdorimi i Inteligjencës Artificiale në histori ngre dilema morale dhe profesionale, që sipas Papës, në mungesë të rregullave dhe etikës, historia rrezikon të kthehet në një shoë, e zvetënuar, aspak kritike ndaj ngjarjeve apo figurave të së kaluarës.

“Ndaj për të mos u kthyer në historishkrues mekaniko-robotikë duhet një rregullim dhe etikë e re në përdorimin e teknologjisë që të garantojë transparencë, verifikim dhe vërtetësi të burimeve historike,” përfundoi ajo./BIRN

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

IA do të eliminojë deri 3 mln vende pune në Britani – Shumë pozicione rrezikojnë të “zhduken” deri në vitin 2035

IA do të eliminojë deri 3 mln vende pune në Britani – Shumë pozicione rrezikojnë të “zhduken” deri në vitin 2035

26 November, 2025
GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

26 November, 2025
Njiheshin si çifti ikonë, por u divorcuan pas 25 vitesh martesë! Mira Konçi rrëfen ndarjen nga Shpëtim Saraçi: S’isha dakord, por… Çfarë e solli fundin e marrëdhënies

Njiheshin si çifti ikonë, por u divorcuan pas 25 vitesh martesë! Mira Konçi rrëfen ndarjen nga Shpëtim Saraçi: S’isha dakord, por… Çfarë e solli fundin e marrëdhënies

26 November, 2025
Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

26 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result