Thellohet bilanci i tragjedisë pas zjarrit masiv në tetë rrokaqiejtë e Hong Kongut, në Kinë.
Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe 279 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri që përfshiu gradaçelat që strehojnë mijëra apartamente në lagjen Tai Po të Hong Kongut.
29 persona u plagosën, shtatë prej të cilëve në gjendje kritike. Numri i mëparshëm i të vdekurve ishte 13 dhe 16 të plagosur, por informacionet e fundit sipas autoriteteve janë vërtetë tronditëse.
Flakët ende po digjen nëpër skelat prej bambuje në ndërtesa, raportuan mediat lokale, kurse pamjet e flakëve bënë edhe xhiron e rrjetit shumë shpejt.
128 automjete zjarrfikëse, 57 ambulanca, 767 zjarrfikës dhe 400 oficerë policie janë përfshirë në operacionin e shuarjes së zjarrit. Në të njëjtën kohë, më shumë se 700 persona janë transferuar në pesë strehimore të hapura nga zyra lokale e zonës Tai Po.




