Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka reaguar pas të shtënave me armë zjarri, ku dy anëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan dhe u plagosën rëndë.
Trump e dënoi ashpër sulmin dhe premtoi se autori i dyshuar do të përballet me pasojat më të rënda.
Presidenti shprehu mbështetje të plotë për Gardën Kombëtare, ushtrinë dhe forcat e rendit, duke i cilësuar si njerëz të jashtëzakonshëm që shërbejnë vendin me përkushtim të madh.
“Zoti i bekoftë Gardën tonë Kombëtare të Madhe, dhe të gjitha forcat tona ushtarake dhe të rendit. Unë, si President i Shteteve të Bashkuara, dhe çdo person pranë këtij institucioni, jemi me ju.
Kafsha që qëlloi dy pjesëtarët e Gardës Kombëtare, të dy në gjendje kritike dhe tani në dy spitale të ndryshme, është gjithashtu rëndë e plagosur, por pavarësisht kësaj, do të paguajë një çmim shumë të rëndë.
Zoti i bekoftë Gardën tonë Kombëtare të Madhe dhe të gjithë Ushtrinë dhe Forcat e Rendit.
Këta janë njerëz vërtet të mëdhenj. Unë, si President i Shteteve të Bashkuara, dhe çdo person i lidhur me Zyrën e Presidencës, jemi me ju!”, shkruan Trump.
Dy pjesëtarët e plagosur të Gardës Kombëtare ndodhen aktualisht në gjendje kritike, të shtruar në dy spitale të ndryshme. Autori i dyshuar gjithashtu raportohet të jetë i plagosur rëndë.
Autoritetet federale dhe lokale po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




