Sekretari amerikan i Shtetit uron Pavarësinë e Shqipërisë: Partner strategjik në luftën kundër karteleve të drogës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Departamenti Amerikan i Shtetit ka uruar popullin shqiptar me rastin e 28 Nëntorit, duke theksuar partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Në mesazhin zyrtar, sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio nënvizon bashkëpunimin e ngushtë mes SHBA-së dhe Shqipërisë në luftën kundër grupeve kriminale transnacionale dhe trafikut të drogës, duke vlerësuar kontributin e forcave shqiptare në rritjen e sigurisë për qytetarët e të dy vendeve.

Departamenti Amerikan gjithashtu thekson rolin e Shqipërisë në NATO dhe përparimet e vendit në fushën e sigurisë kibernetike, duke shprehur gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në të ardhmen.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dua t’i uroj popullit shqiptar me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një partneritet të fortë, i ndërtuar mbi përkushtimin e përbashkët për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë. Aleanca jonë në NATO është gurthemel i mbrojtjes së përbashkët, dhe ne mirëpresim investimin e rritur të Shqipërisë në sigurinë kolektive.

Gjithashtu, partneriteti ynë me institucionet shqiptare të rendit i bën qytetarët tanë më të sigurt ndërsa përballemi me kërcënimet nga grupet kriminale transnacionale, kartelët e drogës dhe ata që bashkëpunojnë me ta. Ne gjithashtu vlerësojmë bashkëpunimin e ngushtë në adresimin e kërcënimeve kibernetike, dhe përgëzojmë Shqipërinë për përparimet e saj të rëndësishme në fushën e sigurisë kibernetike.

Ndërsa shënojmë këtë ditë të veçantë, presim të zgjeroshmë bashkëpunimin tonë në siguri, lidhjet ekonomike dhe miqësinë e qëndrueshme me Shqipërinë”, thuhet në mesazhin zyrtar të DASH.

Share This Article