Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK, ku ka deklaruar për mediat se prej gati 4 vitesh nuk është kapur asnjë kilogramë kokainë në Portin e Durrësit.
Gjithashtu Berisha hodhi akuza ndaj Troplinëve, duke thënë se kanë pasur nën administrim Portin e Durrësit.
Berisha: Elvis Doçi dhe Kreshnik Farruku po pinin kafe me Dumanin! Troplinët kanë 4 vite që përdorin Portin e Durrësit, ku nuk kapet asnjë kg kokainë
Aty nuk ishte pushim. Aty ishte Poja, kishte Elvis Doçin në zyrë. Ai është në kërkim, por ata aty po jepnin fitimin e ngarkesave të fundit. Por kishte aty edhe Kreshnik Farrukun, dy të fundit, të cilët i detyrohen Troplinit lirinë ku janë dhe fshehjen e mandat-arresteve.
Ju e morët vesh që operacioni i fundit kishte në epiqendër përsëri Troplinin, Elvis Doçin. Pra, ka 4 vite që në portin kryesor të vendit, që administrohet nga Troplinët, nuk kapet asnjë kg kokainë, ndërkohë që nga ky port nisin drejt Italisë dhe vendeve të tjera tonelata dhe tonelata.
Javën e kaluar, operacioni në Breshia, që kishte në epiqendër Elvis Doçin, rezultoi se kishin nisur nga Durrësi 1.3 ton kokainë.




