ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
SHBA/ Përfshihen 45 makina në aksident zinxhir, shkak stuhia e borës 1 hour ago
Botërori 2026/ SHBA presin 1.24 milionë vizitorë 1 hour ago
Mësuesja pranon se ka kryer marrëdhënie me një 15-vjeçare 1 hour ago
“Nuk po i bëj presion Kushtetueses”/ Çështja e Ballukut, Rama: Jam për parimin e mos cënimit të balancës mes pushteteve! 1 hour ago
Përplasje mes Adelina Tahirit dhe Adelina Ismajlit, shkak bëhet Shpat Kasapi 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

9-vjeçarja, bijë e dy prindërve nga Durrësi, shpallet fituese e konkursit “Zecchino d’Oro” në Itali

albnews by albnews
1 December, 2025
in Albania
0
9-vjeçarja, bijë e dy prindërve nga Durrësi, shpallet fituese e konkursit “Zecchino d’Oro” në Itali
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Emma Dakoli fiton edicionin e këtij viti të Zecchino d’Oro, konkursit historik të këngës së fëmijëve në Itali.

RelatedPosts

“Nuk po i bëj presion Kushtetueses”/ Çështja e Ballukut, Rama: Jam për parimin e mos cënimit të balancës mes pushteteve!

“Po vjedhen remitancat”/ Deputeti Cara ngre shqetësimin: Kursi i euros dhe inflacioni po ulin mbështetjen ndaj pensionistëve

Një mbrëmje krenarie dhe bashkimi shqiptar në Zvicër

9-vjeçarja, bijë e dy emigrantëve shqiptarë nga Durrësi, ka triumfuar me këngën “Ci pensa il vento” duke u shpallur më e mira mes konkurentëve të tjerë, pjesëmarrës nga e gjithë Italia.

“DurrësLajm” ka kontaktuar me babain e vajzës, Flor Dakoli, i cili ende është i emocionuar nga fitorja e së bijës, pasi siç shprehet edhe vetë nuk e priste këtë triumf të Emmës së vogël.

“Gati qamë unë dhe bashkëshortja, kur u shpall emri i Emmës si fituese. Ishim në prapaskenë, kur dëgjuam të shpallej kënga fituese”,– tregon ai.

Kur nisën audicionet e Zecchino d’Oro-s një vit më parë, Emma mori pjesë dhe u përzgjodh për audicionin e radhës.

Dhe kështu si pa kuptuar vajza e vogël që ka nisur që në moshën 5-vjeçare të këndojë vijoi me audicionet e tjera, derisa e pa veten në skenën e konkursit më të rëndësishëm për fëmijë në Itali dhe më pas, “qershia mbi tortë”, fituese e tij.

Në videomesazhin e prezantimit, të publikuar në kanalet sociale të Zecchino d’Oro para garës, Emma shpjegon: “Kafsha ime e preferuar është macja, sepse është shumë e lezetshme dhe ushqimi im i preferuar janë lazanjat. Kam një motër të vogël pesëvjeçare që quhet Mia dhe në kohën e lirë pas shkollës luaj gjithmonë me të dhe me shoqet e mia”. 

Familja durrsake jeton prej vitesh në Monza të Italisë. Që në moshën 5-vjeçare prindërit e saj nisën ta dërgojnë Emmën në kurse kantoje, duke parë aftësitë e lindura të të voglës së tyre.

Siç rrëfen babai i saj, të kënduarit nuk është një traditë familjare dhe ata janë surprizuar me talentin e vajzës së tyre. Përveç të kënduarit, vajza e vogël ndjek edhe kurs për pianon dhe kurse të tjera jashtëshkollore dhe deri më tani rezultatet e saj në shkollë janë shumë të mira.

“I kemi vënë kusht, që nëse bie në mësime do ta heqim nga kurset. Deri më tani nuk na ka zhgënjyer sepse është shumë mirë me mësime. Është një vajzë e qeshur, me shumë vetëbesim. Kur e përzgjodhën në Zechino d’Oro na tha do shkoj, do kënaqem. Po fitova, do jetë edhe më mirë! ”- rrëfen Flor Dakoli.

Emma frekuenton klasën e katërt në një shkollë në Monza dhe tani është paksa herët për të mësuar nëse do të jetë një këngëtare e ardhshme apo do t’i përkushtohet ndonjë tjetër hobi të saj.

Por e rëndësishme është që Emma brenda një viti ka arritur dy fitore mjaft të rëndësishme në dy konkurse, të mbajtura në Itali. Fillimisht, në prill, ajo rrëmbeu çmimin e parë në konkursin “Note in radio” dhe tani në “Zecchino d’Oro” duke u evidentuar si një talent mjaft i spikatur në fushën e muzikës.

Pas kësaj fitoreje mjaft të rëndësishme, për Emmën ky mund të jetë vetëm fillimi i një karriere të suksesshme në të ardhmen në fushën e muzikës.

Vogëlushja me origjinë shqiptare deri më tani i ka hedhur hapat ngadalë, por mjaft të sigurtë. Dhe me shumë mundësi, me zërin e saj dhe talentin e lindur suksesi në muzikë do të vijojë të jetë pjesë e pandarë e saj.

Momentin e shpalljes së Emma Dakolit fituese e Zecchino d’Oro e ndiqni këtu.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

SHBA/ Përfshihen 45 makina në aksident zinxhir, shkak stuhia e borës

SHBA/ Përfshihen 45 makina në aksident zinxhir, shkak stuhia e borës

1 December, 2025
Botërori 2026/ SHBA presin 1.24 milionë vizitorë

Botërori 2026/ SHBA presin 1.24 milionë vizitorë

1 December, 2025
Mësuesja pranon se ka kryer marrëdhënie me një 15-vjeçare

Mësuesja pranon se ka kryer marrëdhënie me një 15-vjeçare

1 December, 2025
“Nuk po i bëj presion Kushtetueses”/ Çështja e Ballukut, Rama: Jam për parimin e mos cënimit të balancës mes pushteteve!

“Nuk po i bëj presion Kushtetueses”/ Çështja e Ballukut, Rama: Jam për parimin e mos cënimit të balancës mes pushteteve!

1 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result