ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lule e Shkretëtirës 9 hours ago
Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat 12 hours ago
Britaniku që shëtiti përreth botës, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh! Nga Beringu në Kaspik, nga kriza ekonomike te COVID-19 dhe luftërat 13 hours ago
“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë 13 hours ago
SHBA/ Përfshihen 45 makina në aksident zinxhir, shkak stuhia e borës 13 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shendetesi

Pakënaqësi në paga, mjekët në Angli paralajmërojnë grevën në prag të Krishtlindjes

albnews by albnews
2 December, 2025
in Shendetesi, UK
0
Pakënaqësi në paga, mjekët në Angli paralajmërojnë grevën në prag të Krishtlindjes
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shoqata Mjekësore Britanike (BMA) ka konfirmuar se mjekët rezidentë në Angli do të hyjnë në grevë nga 17 deri më 22 dhjetor, në prag të Krishtlindjes.

Sipas ‘Sky News’, kjo vjen pas një greve pesë-ditore të zhvilluar muajin e kaluar dhe pas “dështimit të vazhdueshëm të qeverisë për të bërë një ofertë të besueshme për paga dhe vende pune”.

RelatedPosts

Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat

Britaniku që shëtiti përreth botës, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh! Nga Beringu në Kaspik, nga kriza ekonomike te COVID-19 dhe luftërat

Robotët e Uber Eats tani edhe në Britani

“Meqenëse qeveria nuk ka paraqitur një plan të besueshëm për të zgjidhur krizën e vendeve të punës për mjekët rezidentë dhe njëkohësisht po inkurajon ulje reale të pagave, nuk kemi zgjidhje tjetër përveç njoftimit të datave të reja për greva”, tha kryetar i Komitetit të Mjekëve Rezidentë të BMA-së, Dr. Jack Fletcher.

Ai shtoi se grevat mund të shmangen nëse qeveria ofron rritje graduale të pagave dhe zgjidhje të qëndrueshme për sigurinë e vendeve të punës për mjekët. Sipas tij, kjo do të ruante fuqinë punëtore afatgjatë dhe do të evitonte problematikën e pacientëve që presin për vizita te mjekët.

“Kemi parë një përshkallëzim absurd të krizës së vendeve të punës, me mjekët që duhet të tregojnë përvojë shumë më të madhe se më parë për të fituar poste trajnimi. Ky është një faktor kyç që po i shtyn mjekët drejt piketimit”, shtoi ai.

Grevat e mëparshme të mjekëve rezidentë u zhvilluan nga 25 deri më 30 korrik dhe nga 14 deri më 19 nëntor. Greva e muajit të kaluar ishte e 13-ta që nga marsi i vitit 2023 dhe u vlerësua se i kushtoi shërbimit shëndetësor rreth 300 milionë paund.

BMA ka njoftuar gjithashtu se do të votojë për zgjatjen e mandatit për grevë, i cili aktualisht skadon në janar. Nëse votimi i anëtarëve është i suksesshëm, mandati mund të zgjasë deri në gusht të vitit të ardhshëm. Votimi do të zhvillohet nga 8 dhjetori deri më 2 shkurt.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lule e Shkretëtirës

Lule e Shkretëtirës

1 December, 2025
Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat

Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat

1 December, 2025
Britaniku që shëtiti përreth botës, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh! Nga Beringu në Kaspik, nga kriza ekonomike te COVID-19 dhe luftërat

Britaniku që shëtiti përreth botës, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh! Nga Beringu në Kaspik, nga kriza ekonomike te COVID-19 dhe luftërat

1 December, 2025
“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

1 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result