Përplasi për vdekje këmbësorin gjatë kohës që ishte në shërbim, arrestohet oficeri i policisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar efektivin, i cili përplasi për vdekje një këmbësor ditën e martë.

Polici me iniciale D. Q., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, ishte gjatë shërbimit kur ndodhi aksidenti fatal.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 18:00, ku efektivi duke drejtuar mjetin e tij në aksin rrugor Maliq – Lozhan, përplasi për vdekje 67-vjeçarin Bashkim Hida, banues në Maliq.

Ai u arrestua si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor D. Q., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme / Trupë Shërbimi në Seksionin e Rendit Publik, në Komisariatin e Policisë Maliq, pranë DVP Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290 të Kodit Penal.

Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme rreth orës 18:00, duke drejtuar mjetin e tij (gjatë shërbimit) në aksin rrugor Maliq – Lozhan, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e shtetasit B. H., banues në Maliq.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Share This Article