Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aq shqiptarë sa jetojnë në territorin shqiptar, thuajse po aq jetojnë jashtë.

Në vitin 2025, sipas vlerësimeve të tërthorta nga Instituti i Statistikave, numri i diasporës së re të larguar që nga vitet 90’ llogaritet të jetë rreth 2.256. 346 shtetas jashtë vendit ose rreth 49% e shqiptarëve gjithsej, krahasuar me të dhënat e censit të popullsisë që zbuloi se në Shqipëri janë 2.402.113 banorë.

Studimi i shifrave të diasporës nxjerr në pah një popullsi relativisht të re në emigrim, me grupmoshën 15-64 vjeç që zë peshën kryesore, më pas janë fëmijët deri në 14 vjec me 18% dhe  shtetasit mbi 65 vjeç, afërsisht 5 %.

“Stoku prej 1.177.529 individë janë meshkuj dhe 1.078.817 janë femra. Raporti tregon një diasporë me profil të ri, ekonomikisht aktive dhe me potencial të lartë kontributi në tregjet e punës të vendeve pritëse”.

Ndryshe nga diaspora e hershme që udhëtonte drejt SHBA ku shqiptarët e parë që udhëtuan ishin arbëreshët, të dhënat e fundit tregojnë se diaspora e re në bazë të shtrirjes gjeografike preferon më shumë Europën. Komuniteti më i madh i emigrantëve shqiptarë ndodhet në Greqi.

Por gjithashtu edhe në Itali, Gjermani, Francë, si dhe Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë vitit 2024, sipas Eurostat, Italia, Greqia dhe Gjermania janë vendet me përqëndrimin më të madh të shqiptarëve me leje qëndrimi për arsye të ndryshme, ku 47,6 % e lejeve të qëndrimit në 27 vendet e BE-së, janë për arsye të bashkimit familjar, ndjekur nga arsyeja për punësim me 29,1 %.

Faktorët nxitës të largimit lidhen kryesisht me arsyetimin se janë në kërkim të mundësive më të mira ekonomike dhe motive të tjera të rëndësishme përfshijnë arsyet familjare (16 %) dhe arsimin (6).

Share This Article