ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi 43 minutes ago
“BBV Albania 5” nis sot/ Emocione, surpriza dhe personazhe VIP, rikthehet spektakli nën drejtimin e Ledion Liços 46 minutes ago
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë 56 minutes ago
Thiago Silva rikthehet në Evropë, Porto “kërcënon” Milanin 1 hour ago
Barça rrit presionin ndaj Bastonit, alternativë është Gvardiol i Cityt 1 hour ago
Next
Prev
Home Maqedonia

SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

albnews by albnews
20 December, 2025
in Maqedonia
0
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, nënshkroi ligjin që zyrtarizon Aktin për autorizimin e mbrojtjes kombëtare, i miratuar nga dy dhomat e Kongresit amerikan, që kap shifrën e gati një trilion dollarësh, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Në këtë dokument përmendet edhe Kosova dhe Marrëveshjapër rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Kjo Marrëveshje, sipas dokumentit, “përfaqëson një hap pozitiv drejt normalizimit mes dy vendeve, të cilat “duhet të synojnë përparim të shpejtë në zbatimin e Aneksit të kësaj marrëveshjeje”.

RelatedPosts

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK

Katica Janeva lirohet me kusht nga burgu i Idrizovës

Marrëveshja e ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi, e cila përbëhet prej 11 nenesh, dhe që njihet edhe si Marrëveshja e Ohrit, ndër të tjera, parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë edhe të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

SHBA-ja vazhdon mbështetjen
Sipas aktit të mbrojtjes kombëtare të SHBA-së të nënshkruar nga Presidenti Trump, “SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e bazuar në njohjen e ndërsjellë, duke mos mbështetur shkëmbime territoriale, ndarje apo ndryshime të tjera të kufijve sipas linjave etnike në Ballkanin Perëndimor për zgjidhjen e konflikteve, dhe duhet t’i mbështesë demokracitë pluraliste në rajon si një mjet për të parandaluar rikthimin e konflikteve etnike”.

Dokumenti thekson “rëndësinë strategjike të Kosovës si pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe riafirmon angazhimin e SHBA-së për paqe, stabilitet, demokraci dhe zhvillim ekonomik në rajon”.

“Paqja e vazhdueshme, stabiliteti dhe prosperiteti në Ballkanin Perëndimor është drejtpërdrejt i lidhur me mundësitë për përparim demokratik dhe ekonomik që u ofrohen qytetarëve të këtyre gjashtë shteteve”, thuhet në dokument, ku Kosova përmendet si një nga gjashtë shtetet kyçe të Ballkanit Perëndimor. Stabiliteti i Kosovës lidhet drejtpërdrejt me sigurinë evropiane dhe interesat strategjike të SHBA-së.

Varësia nga Rusia
Në tekstin e këtij dokumenti përmenden edhe një sërë çështjesh, përfshirë edhe varësinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor nga energjia ruse, ku thuhet se “kjo varësi lidh ekonomitë dhe politikën e tyre me Moskën dhe pengon aspiratat e tyre për integrim evropian”.

“Ulja e varësisë së Ballkanit Perëndimor nga gazi dhe karburantet fosile ruse është në interes kombëtar të SHBA-së”, thuhet në dokument, ku theksohet se Uashingtoni duhet të mbështesë anëtarësimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Në dokument po ashtu theksohet se “korrupsioni, përfshirë edhe korrupsionin tek udhëheqësit kryesorë politikë, vazhdon të prekë Ballkanin Perëndimor dhe përbën një nga pengesat më të mëdha për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe politik të rajonit”. Ndërsa “fushatat e dezinformimit të drejtuara ndaj Ballkanit Perëndimor minojnë besueshmërinë e institucioneve demokratike, përfshirë integritetin e zgjedhjeve”.

SHBA mbështet anëtarësimin e BP në BE dhe NATO
SHBA-ja, siç thuhet më tej në dokument, duhet të mbështesë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor që nuk janë pjesë e BE-së dhe NATO-s, dhe që duan të anëtarësohen. Ajo do të mbështesë përmbushjen e kritereve për anëtarësim, ku duhet të ketë edhe mbështetjen e të gjithë aleatëve për të marrë ftesën për anëtarësim në mënyrë që të kontribuojnë në mënyrë të rëndësishme në sigurinë kolektive të NATO-s.

Autori i pjesës së dokumentit për Ballkanin Perëndimor, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve nga radhët e demokratëve, William Keating, ka deklaruar se miratimi i legjislacionit në dy dhomat e Kongresit dhe i nënshkruar në ligj nga presidenti Donald Trump, tregon se Ballkani mbetet në radarin amerikan dhe interesin strategjik të saj. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

20 December, 2025
“BBV Albania 5” nis sot/ Emocione, surpriza dhe personazhe VIP, rikthehet spektakli nën drejtimin e Ledion Liços

“BBV Albania 5” nis sot/ Emocione, surpriza dhe personazhe VIP, rikthehet spektakli nën drejtimin e Ledion Liços

20 December, 2025
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

20 December, 2025
Thiago Silva rikthehet në Evropë, Porto “kërcënon” Milanin

Thiago Silva rikthehet në Evropë, Porto “kërcënon” Milanin

20 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result