Jola Hysaj: Më 22 dhjetor shqiptarët protestojnë sepse ndihen të lodhur nga pasiguria dhe të padëgjuar nga institucionet

albnews
By
1 Min Read

Anëtarja e kryesisë së PD-së, Jola Hysaj ka bërë thirrje për protestë ditën e hënë 22 dhjetor, ora 18:00.

Hysaj shkruan se, shqiptarët protestojnë sepse nuk dëgjohen nga institucionet dhe janë të lodhur nga pasiguria shtetërore.

Reagimi i Jola Hysaj:

Më 22 dhjetor ora 18:00, protestohet sepse shumë shqiptarë ndihen të lodhur nga pasiguria dhe të padëgjuar nga institucionet.

Sepse dinjiteti i jetës së përditshme, puna e ndershme dhe shpresa për të ardhmen nuk duhet të jenë privilegj.

Protestohet me qetësi dhe përgjegjësi, jo kundër njëri-tjetrit, por për të rikthyer besimin se ky vend mund të funksionojë për qytetarët e vet.

https://www.instagram.com/reel/DSerIYMilx9
Share This Article