ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS 2 hours ago
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit 2 hours ago
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut 2 hours ago
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK 2 hours ago
Dy tendera për të njëjtën rrugë në Ksamil 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

FMN: Banka Shqiptare e Zhvillimit, një rrezik potencial pa qeverisje të fortë

albnews by albnews
24 December, 2025
in Albania
0
FMN: Banka Shqiptare e Zhvillimit, një rrezik potencial pa qeverisje të fortë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ngre alarmin për nevojën e një kuadri shumë të fortë qeverisjeje dhe mbikëqyrjeje për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, duke paralajmëruar se pa standarde të qarta prudenciale dhe transparencë të plotë, institucioni i ri mund të shndërrohet në burim rreziku fiskal dhe financiar. Ky është një nga mesazhet kryesore të raportit më të fundit të FMN-së për Shqipërinë, i cili analizon në detaje gjendjen dhe perspektivat e sektorit financiar dhe ekonomisë.

Banka e Zhvillimit, një rrezik potencial pa qeverisje të fortë

RelatedPosts

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

Sipas FMN-së, krijimi i Bankës së Zhvillimit, i shpallur në prill 2025 me një kapital fillestar prej 10 miliardë lekësh nga Ministria e Financave, mbart rreziqe të konsiderueshme nëse nuk shoqërohet me kontrolle të forta të brendshme dhe menaxhim profesional të riskut, mbikëqyrje efektive nga autoritetet bankare, transparencë dhe raportim të rregullt financiar, fokus të qartë në korrigjimin e dështimeve të tregut dhe jo në konkurrimin me bankat private.

FMN thekson se aktiviteti i bankës duhet të jetë i kufizuar në kohë dhe i orientuar drejt “vlerës së shtuar”, pra financimit të projekteve që nuk do të realizoheshin ndryshe, për të shmangur zhvendosjen e kapitalit privat dhe rritjen e ekspozimit të shtetit ndaj humbjeve.

Sistemi bankar mbetet i qëndrueshëm, por me sinjale paralajmëruese

Në tërësi, sistemi bankar shqiptar vijon të shfaqet i mirëkapitalizuar dhe likuid. Raporti evidenton se raporti i kapitalit ka arritur në 19.3%, ndërsa mbulimi i likuiditetit në rreth 275%, ndjeshëm mbi kërkesat minimale rregullatore. Testet e stresit tregojnë se bankat janë rezistente ndaj goditjeve të veçuara, si rritja e kredive me probleme, rritja e normave të interesit apo zhvlerësimi i kursit të këmbimit.

Megjithatë, FMN vëren se në vitin 2025 është rritur diferencimi mes bankave: disa institucione kanë forcuar qëndrueshmërinë, ndërsa të tjera janë bërë më të ndjeshme ndaj goditjeve, veçanërisht nga ekspozimet e mëdha ndaj huamarrësve të vetëm. Një tjetër shqetësim është pesha e lartë e titujve sovranë në bilancet bankare, rreth 28% e aktiveve totale, shumë mbi mesataren e rajonit dhe të BE-së.

Rritja e shpejtë e kredive për pasuri të paluajtshme

Një nga rreziqet në rritje lidhet me tregun e pasurive të paluajtshme. Kreditë për pasuri të paluajtshme janë rritur me 14% në baza vjetore deri në tremujorin e tretë të 2025-ës, ndërsa hendeku kredi/PBB për familjet ka kaluar për herë të parë në territor pozitiv që nga viti 2009. FMN thekson se një pjesë e konsiderueshme e kredive të reja kanë raporte të larta hua/vlerë dhe hua/të ardhura, duke rritur ndjeshmërinë e familjeve ndaj goditjeve ekonomike. Për më tepër, rreth një e katërta e kredive familjare vijojnë të jenë në valutë të huaj, shpesh pa mbrojtje nga rreziku i kursit.

Mbikëqyrje më e fortë dhe masa makroprudenciale

FMN vlerëson përpjekjet e Banka e Shqipërisë për forcimin e kuadrit makroprudencial, përfshirë vendosjen e masave të bazuara te huamarrësi për kreditë e reja rezidenciale dhe rritjen graduale të buffer-it kundërciklik të kapitalit në 0.5% deri në fund të vitit 2025. Megjithatë, sugjerohet që ky instrument të evoluojë drejt një norme neutrale pozitive dhe të finalizohet kuadri për buffer-in e rrezikut sistemik.

Një kritikë e drejtpërdrejtë lidhet me lehtësimet e fundit në kërkesat e kapitalit dhe ekspozimeve të mëdha për kreditë që financojnë projekte infrastrukturore strategjike, të cilat, sipas FMN-së, nuk janë plotësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe nuk duhet të përdoren si instrument për nxitje sektoriale.

Roli i AMF dhe bashkëpunimi institucional

Me rritjen e kompleksitetit të sektorit financiar, FMN thekson rëndësinë e forcimit të mbikëqyrjes edhe për sektorin jobankar, i cili aktualisht përfaqëson më pak se 10% të aktiveve financiare. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare duhet të intensifikojë mbledhjen e të dhënave, monitorimin e rreziqeve dhe mbikëqyrjen e lidhjeve bankë–institucione jobanka. Një shqetësim i veçantë është mosfunksionimi prej më shumë se tre vitesh i Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar, i cili konsiderohet kyç për koordinimin ndërinstitucional.

Mesazhi i FMN-së është i qartë: Shqipëria ka ndërtuar një sektor bankar relativisht të qëndrueshëm, por rreziqet po evoluojnë. Banka e Zhvillimit përbën testin më të madh institucional, ndërsa rritja e shpejtë e kreditimit dhe ekspozimet e përqendruara kërkojnë vigjilencë të shtuar. Forcimi i mbikëqyrjes, ruajtja e disiplinës prudenciale dhe bashkëpunimi efektiv mes institucioneve mbeten thelbësore për të garantuar stabilitetin financiar në afatmesëm.

Ekofin.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

24 December, 2025
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

24 December, 2025
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

24 December, 2025
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

24 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result