ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…  9 hours ago
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv  9 hours ago
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë  9 hours ago
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit 9 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 10 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Nuk respektoi Marrëveshjen me Greqinë, Kuvendi shkarkoi ministren Rashella Mizrahi

albnews by albnews
15 February, 2020
in Maqedonia
0
Nuk respektoi Marrëveshjen me Greqinë, Kuvendi shkarkoi ministren Rashella Mizrahi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kuvendi me 62 vota pro shkarkoi ministren për punë dhe politikë sociale Rashella Mizrahi, për të cilin kryeministri teknik Oliver Spasovki parashtroi deri tek Kuvendi propozim për shkarkim, kërkesa pasoi pasi ministrja disa herë u paraqit në konferenca për shtyp të ministrisë përkatës para tabelës me emrin Republika e Maqedonisë, duke anashkaluar kështu emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut, që sipas Spasovskit me këtë ministrja Mizrahi ka shkelur Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Prespës.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar nga detyra ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi për shkak të mosrespektimit të Marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e kontestit për emrin.

RelatedPosts

Aksident në Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar në Serbi

SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

Pas një debati të ashpër që ka përfunduar në orët e hershme të mëngjesit të ditës së shumë, me 62 vota për, deputetët kanë miratuar propozimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski për shkarkimin e ministres Mizrhai, e cila në këtë post ishte propozuar nga partia opozitare VMRO-DPMNE, e cila me dy ministra merr pjesë në qeverinë teknike deri në zgjedhjet e 12 prillit.

Ministrja e Punës dhe e Politikës Sociale, Rashella Mizrahi në disa paraqitje para mediave, kishte vendosur pas saj një pano me emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë”, gjë që kishte nxitur reagimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në adresë të të cilit, siç kishte deklaruar, ka ardhur edhe një notë proteste nga ana e Greqisë, e cila kishte tërhequr vërejtjet për pasoja të mundshme në rast se nuk respektohet Marrëveshja e Prespës.

“A jo me këto veprime ka rrezikuar të ardhmen euroatlantike të shtetit tonë. Disa herë ia kam tërhequr vërejtjen por ajo nuk e korrigjoi këtë sjellje. Të gjithë duhet të respektojnë Kushtetutën dhe ligjin dhe institucionet duhet të funksionojnë në mënyrë të përsosur”, ka deklaruar para deputetëve kryeministri, Oliver Spasovski.

Por, deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë qenë të zëshëm në reagimet e tyre duke hedhur poshtë akuzat për shkeljen e marrëveshjes, meqë sipas tyre dokumenti ka një periudhë kalimtare deri në hyrjen e plotë në fuqi. Madje deputetët e opozitës ngritën dyshime nëse vërtetë ekziston nota e protestës nga Athina meqë letër të tillë ministri i Jashtëm, Dimitrov nuk e ka publikuar në opinion.


“Ka edhe shumë raste tjerë kur zyrtarët përdorimin e emrin e vjetër e një ndër to është edhe ministri i Jashtëm, Dimitrov. Ai në dokumentet që kemi siguruar nga Ministria që drejton, në shumë rast përdor emrin e vjetër, ashtu sikur edhe shumë zyrtarë të tjerë”, ka deklaruar deputeti i opozitës, Ilija Dimovski.


Ministrja e shkarkuar, Rashella Mizrahi, me prejardhje hebraike, në fjalimin e saj ka akuzuar edhe për antisemitizëm dhe fyerje tjera të rëndë mbi prejardhjen e saj.

“Ende pa hyrë në këtë ministri, si gruaja e parë hebre në historinë e Maqedonisë e emëruar si anëtare e qeverisë, unë kam qenë në shënjestër të sulmeve antisemitike, nga njerëz që nuk zgjedhin as mjete, as mënyrë, as fjalë për të më fyer. Kështu që në vend që të kritikonin punën time, ata kritikuan përkatësinë time fetare dhe kombëtare dhe më shënuar me një yll të verdhë”, ka deklaruar Mizrahi.

Marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit është arritur më 17 qershor të vitit 2018. Më këtë marrëveshje, Maqedonia ka ndërruar emrin në Maqedonia e Veriut, ndërsa Greqia ka hequr veton për anëtarësimin e fqinjit të saj verior në institucionet euroatlantike./Alsat/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

23 December, 2025
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

23 December, 2025
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

23 December, 2025
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result