Të mërkurën, Han prezanton raportin e progresit për Maqedoninë e Veriut

albnews
By
1 Min Read

Eurokomisioneri Johanes Han do të prezantojë para Komitetit të politikës në Parlamentin Evropian, paketën për zgjerim të Bashkimit Evropian, të mërkurën në ora 11:00.

Han do të prezantojë raportet e progresit të vendeve kandidate dhe propozimin për marrjen eventuale të statusit kandidat për Bosnjë-Hercegovinën. Edhe pse autoritet në Shkup kishin deklaruar se kanë pasur mundësinë të shohin një draft të raportit për Maqedoninë e Veriut, detajet akoma nuk janë mësuar.

Por, vetë Han, disa herë kishte deklaruar se Komisioni Evropian do të rekomandojë fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Një vendim konkret për fillimin eventual të bisedimeve nuk do të ketë deri më 18 qershor në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare.

Share This Article