Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, disa të lënduar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një mjet borëpastrues ka shkaktuar një aksident të trefishtë në rrugën e Arbrit, pranë tunelit të Murrizit, në anën e Klosit. Ngjarja ka ndodhur teksa mjeti po pastronte dëborën nga rruga.

Sipas informacionit paraprak, borëpastruesi ka goditur një automjet tip Volkswagen që po lëvizte në drejtim të Tiranës, duke bërë që ky mjet të përplasej më pas edhe me dy automjete të tjera. Përplasja ka qenë e fortë dhe ka shkaktuar dëme materiale.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar disa persona, ndërsa drejtuesi i mjetit Volkswagen është transportuar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article