Kupa e Afrikës: Egjipti në gjysmëfinale, dorëzohet Bregu i Fildishtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Egjipti mposhti kampionët në fuqi të Bregut të Fildishtë me rezultatin 3-2 në një çerekfinale emocionuese të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe do të përballet me Senegalin në gjysmëfinale të mërkurën e ardhshme.

“Faraonët”, shtatë herë fitues të turneut, morën epërsinë falë golave ​​të Omar Marmoush (4′), Rami Rabia (32′) dhe kapitenit të tyre  Mohamed Salah (52′).

“Elefantët”, tri herë fitues të Kupës së Kombeve të Afrikës, së fundmi në vitin 2023, shkurtuan distancën falë një autogoli nga Ahmed Fatouh (40′) dhe një goli nga Guéla Doué (73′).

Share This Article