Disa aktivist të opozitës janë duke protestuar në Gjirokastër, kundër vzitës së kryeministrit Edira Rama.
Protestuesit të udhëhequr nga deputeti i qarkut Tritan Shehu, janë vendosur krah aksit nacional në hyrje të Gjirokastrës pranë parkut të Viroit.
Tritan Shehu tha se Rama nuk duhet të shkelë në Gjirokastër ndërsa ka detyruar 8000 banorë të saj të lenë shtëpitë e të emigrojnë vetëm në 2 vitet e fundit.
Protesta është vendosur pas një kordoni forcash policore që për momentin po garantojnë qarkullimin normal të mjeteve.