Ministri japonez kërkon falje pasi u vonua tre minuta

albnews
By
1 Min Read

Ministri japonez për Lojëra Olimpike, Yoshitaka Sakurada ka kërkuar falje publikisht pasi arriti me tre minuta vonesë në një takim parlamentar.

Deputetët e opozitës japoneze kanë thënë se vonesa e ministrit paraqet mungesë respekti për pozitën e tij dhe e bojkotuan takimin e komisionit për buxhet për pesë orë në shenjë proteste për vonesën e këtij zyrtari të lartë.

Ky ministër është kritikuar edhe më parë pasi ka deklaruar se është i zhgënjyer për një atlete të diagnostifikuar me leukemi. Pas kritikave të shumta, ai ishte i detyruar të kërkojë falje për këtë deklaratë.

Sakurada ishte kritikuar ashpër edhe në vitin 2016, kur i kishte quajtur “prostituta profesionale” gratë që ishin të detyruara të ofrojnë shërbime seksuale për ushtarët japonezë në kohën e luftës. Partitë opozitare në Japoni kanë bërë thirrje të vazhdueshme që ai të japë dorëheqje, shkruan “BBC”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply