Më shumë se 15 vite paraqitjes së fakteve, gjykata holandeze dënoi sot në apel Rusinë të paguante 50 miliardë dollarë si kompensim për ish-aksionerët e grupit të naftës “Ioukos”.
Duke vendosur mbi aspektin kryesor të kësaj çështjeje, Gjykata e Apelit e Hagës rrëzoi një gjykim të vitit 2016 në favor të Rusisë që kundërshtonte një vendim të mëparshëm të Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit (CPA) duke iu dhënë ish-aksionerëve 50 miliardë dollarë (46 miliardë euro) si kompensim.
“Gjykata e Apelit në Hagë vendosi sot se një gjykim i mëparshëm në favor të Federatës së Rusisë ishte i pasaktë”, theksoi ajo në një komunikatë, vendimi fillestar i CPA është sërish në fuqi.
Kurse, Rusia ka njoftuar menjëherë se e konteston gjykimin.
Akuzuar nga ish-aksionerët për organizim të mbylljes së “Ioukos” për shkaqe politike, Rusia u dënua për kompensimin e tyre në 2014 nga CPA, juridiksion ndërkombëtar që ndodhet në Hagë, gjë që pushteti rus e refuzon./ATSH/