Britania vazhdon të përballet me vërshime

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gadishulli Britanik vazhdon të përballet me stuhinë Dennis, e cila për ditë të tëra ka sjellë shira të rrëmbyeshëm, vërshime dhe erëra të fuqishme.

Banorët që ishin në shtëpitë përgjatë lumit Severn në Shropshire, janë evakuuar, në mes të frikës së përmbytjet mund t’i përfshijnë shtëpitë e tyre në orët e ardhshme.

Siç raporton BBC, shtëpitë dhe një pijetore afër Ironbridge, janë zhytur në ujëra që janë në rritje, kurse uji ka dalë në sipërfaqet rrugore.

Më shumë se 150 paralajmërime për përmbytjet në Mbretërinë e Bashkuar mbeten në fuqi, përfshirë gjashtë paralajmërime të rënda, ose të njohura si “rrezik për jetën”.

Lumi Wye në Monmouth të Uellsit, ka arritur nivelin e tij më të lartë të regjistruar, transmeton KosovaPress.

Ndër zonat më të prekura janë Jugu i Uellsit, Herefordshire, Worcestershire dhe Shropshire, ku janë deklaruar dëme të mëdha.

Share This Article