Atletico Madrid mposht kampionët

albnews
By
1 Min Read

Atletico Madrid sonte ka shënuar fitore të madhe në garën kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Atletico Madrid e mposhti Kampionin e Evropës dhe të Botës, Liverpool, me rezultat 1-0 në 1/8 e Finales së Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë kualifikuese, golin e vetëm e shënoi Saul Niguez (4’), që ishte i mjaftueshëm për t’ia siguruar fitoren Atleticos.

Livepool pati dominim të plotë të lojës, por që nuk arriti të konkretizojë rastet e mira shënimi që pati. Ndërsa Atletico ishte e pozicionuar mirë në mbrojtje dhe sulmonte me kundërsulme.

Në ndeshjen kthyese do të mësohet fituesi, pasi ky rezultat nuk është garantues për vazhdimin e garave të mëtejme për Atleticon.

Share This Article