Një person me veshje civile ka dhunuar protestuesit në Rrjoll të Velipojës, të cilët po protestojnë kundër ndërtimit të resortit të Bashkim Ulajt në tokat e tyre. Dhunuesi me veshje civile është identifikuar si Armand Muça dhe sipas pamjeve dhe dëshmive të shpërndara në rrjet, ai është parë duke bërtitur dhe duke goditur qytetarë.
Muça gjithashtu ka shërbyer për një kohë të gjatë si truprojë e kryeministrit Edi Rama. Siç shihet edhe në foto, ai është pjesë e stafit të sigurisë së Ramës.
Nga truprojë në krye të Rendit
Armand Muça, pas emërimit si shef i Rendit në Elbasan, kishte kishte edhe përkrahjen e bandës së Elbasanit. Muça është përfshirë në disa situata tensioni me protestues dhe është përmendur edhe në përplasjet e ndodhura në njësinë administrative Labinot-Fushë, ku protesta për ardhjen e Ramës degjeneroi në konfrontime mes policisë dhe banorëve.
Sipas qytetarëve, Muça ka qenë ndër efektivët më aktivë në ndërhyrjet fizike ndaj protestuesve. Madje qytetarët e e përshkruajnë edhe si të armatosur dhe me sjellje agresive ndaj protestuesve. Gjithashtu ai është identifikuar edhe në protesta të mëparshme në zonën e Bradasheshit, ku ka pasur përplasje fizike me qytetarë.

