Aksident i rëndë në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë (video)

albnews
By
1 Min Read

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte (5 shkurt) në rrugën nacionale Gjirokastër–Tepelenë, ku si pasojë e përplasjes midis dy automjeteve, tre persona mbetën të plagosur.

Automjetet e përfshira ishin një BMW dhe një Renault Clio. Policia njoftoi se një nga drejtuesit e  mjeteve u nxor nga grupi i shërbimit dhe u transportua me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkaq mësohet se, personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë për të siguruar vendngjarjen dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme.

Autoritetet po vijojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Share This Article