ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal! 23 minutes ago
Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani  25 minutes ago
Nuk ka prova që Reforma shkeli ligjin zgjedhor, thotë organi mbikëqyrës 26 minutes ago
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në këshillin e mandateve, Rama: Nuk e shqyrtojmë pa folur më parë Kushtetuesja (video) 30 minutes ago
BBC: A po i dëmton Inteligjenca Artificiale aftësitë tuaja të të menduarit? 39 minutes ago
Next
Prev
Home UK

Qeveria britanike planifikon sistem imigracioni për vitin 2021

albnews by albnews
20 February, 2020
in UK
0
Dita e fundit e Britanisë në BE
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kompetenca profesionale, njohuri të mira të anglishtes dhe një ofertë pune: Përmes sistemit të pikëve qeveria britanike pas Brexitit do të kufizojë imigrimin e forcave të huaja të punës duke stimuluar të kualifikuarit.

Britania e Madhe pas daljes nga BE-ja do të përqendrohet më fort tek forcat e kualifikuara të punës nga jashtë vendit dhe njëkohësisht do ta ulë numrin e imigrantëve të pakualifikuar në vend. Sistemi i ri me pikë i imigrimit sipas modelit australian do të nisë më 1 janar 2021, sikurse komunikoi ministrja e Brendshme Priti Patel në Londër. “Ne do t’i japim fund lëvizjes së lirë, do të rivendosim kontrollet në kufijtë tanë dhe do të kujdesemi për prioritetet e njerëzve”, deklaroi Patel. Ajo e quajti këtë si një “moment historik”.

RelatedPosts

Nuk ka prova që Reforma shkeli ligjin zgjedhor, thotë organi mbikëqyrës

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

Tre breza në shërbim të personave në nevojë/ George i bashkohet babait të tij, Princit William në përgatitjen e vaktit për të pastrehët në Londër

Pikë plus për profesionet me vende vakante

Për të marrë në të ardhmen një vizë pune, kandidatët duhet të dëshmojnë, se kanë kompetenca të veçanta, njohin gjuhën angleze dhe duhet të paraqesin se kanë një ofertë pune, sikurse është parashikuar në propozimet e qeverisë. Në këtë drejtim do të ndihmojë aplikimi i sistemit me pikë, që garanton maksimumi 20 pikë në rast, se paga vjetore është minimumi 25.600 Paund (30.820 Euro). 20 pikë të tjera shtohen, nëse dëshmohen “kompetencat e duhura” ose njohuritë e anglishtes në “nivelin e kërkuar”.

Brexit: kërkohet urgjentisht personel

Të kualifikuarit në profesionet me vende vakante mund të marrin pikë shtesë. Gjthsej aplikantët duhet të grumbullojnë të paktën 70 pikë. Sipas sistemit të ri, prej të cilit një pjesë e madhe njihej qysh më parë, do të trajtohen njësoj të gjithë të huajt si nga vendet e BE-së edhe ata nga vendet jashtë BE-së. Prioritet për qeverinë kanë forcat e punës me aftësi të veçanta dhe talent, ndër ta shkencëtarë dhe inxhinierë. Konsiderohet e sigurtë, që parlamenti do ta mbështesë sistemin e ri të imigracionit, sepse konservatorët Torie të kryeministrit Boris Johnson kanë atje shumicën.

Planet kanë hasur në kritikat e ashpra të opozitës dhe shoqatave të sipërmarrësve. Sipas mendimit të partisë opozitare Laburiste për shkak të “mjedisit armiqësor” në të ardhmen do të jetë më e vështirë të gjesh forca pune. Shoqata britanike e Industrisë, CBI i përshëndeti disa prej rregullave, por tërhoqi vëmendjen për pasojat negative ndër të tjera për sipërmarrjet e ndërtimit, spitalet dhe degën e industrisë ushqimore.

Wanted: personel në shërbimin mjekësor 

Sindikata Unison tërhoqi vëmendjen për një “katastrofë” në sektorin e kujdestarisë. Kryesisht në klinikat britanike qysh tani mungon personeli. Në Britaninë e madhe jetojnë rreth 3,2 milionë shtetas të BE-së. Shifra e saktë nuk njihet, sepse në vend nuk ka një sistem regjistrimi. Më 31 janar 2020 pas 47 vjetësh antarësi Britania e Madhe doli nga BE-ja. Deri në fund të këtij viti vlen një fazë tranzicioni, përgjatë së cilës Mbretëria e Bashkuar do të qendrojë në tregun e brendshëm të BE-së dhe në unionin doganor./DW

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal!

Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal!

21 December, 2025
Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani 

Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani 

21 December, 2025
Nuk ka prova që Reforma shkeli ligjin zgjedhor, thotë organi mbikëqyrës

Nuk ka prova që Reforma shkeli ligjin zgjedhor, thotë organi mbikëqyrës

21 December, 2025
Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në këshillin e mandateve, Rama: Nuk e shqyrtojmë pa folur më parë Kushtetuesja (video)

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result