Një skandal seksual i papritur ka shpërthyer te klubi i Rangers, pasi disa yje të skuadrës akuzohen se kanë përdorur dhoma hoteli të rezervuara për seanca fizioterapie për t’u takuar me vajza. Skandali u zbulua pasi bashkëshortja e një prej futbollistëve zbuloi tradhtinë e tij. Sipas mediave, gruaja e lojtarit e mori në telefon stafin drejtues të klubit dhe denoncoi tradhtinë, duke bërë që klubi të ndërmerrte hapa dhe një pjesëtar i ekipit mjekësor të pezullohej.
Mbetet ende e paqartë sa lojtarë ishin të përfshirë në këtë marrëveshje të paligjshme dhe sa kohë ka vazhduar ky skandal, por thuhet se një numër i vogël futbollistësh përdorën dhomat e hotelit në Angli që ishin rezervuar për sesionet e trajtimit fizioterapik për të kaluar kohë me vajza të tjera. Një burim i tha The Scottish Sun: “Dhomat u rezervuan përmes departamentit të fizioterapisë, por disa lojtarë duket se e kanë shfrytëzuar këtë mundësi për përfitime personale.”
Një tjetër burim tha: “Ka shumë zemërim brenda klubit pasi një anëtar i stafit të gjatë është duke u ndëshkuar për veprimet e lojtarëve, dhe ai duket se është bërë ‘djegësi’ ndërsa lojtarët kanë shpëtuar pa ndëshkime.”Ndërkohë, një pjesë e madhe e diskutimeve rreth skandalit ka ndodhur në grupet WhatsApp të lojtarëve dhe stafit. Nuk dihet ende nëse lojtarët e përfshirë morën ndonjë trajtim fizioterapie gjatë qëndrimit në hotele.
Skandali thuhet të jetë bërë i njohur prej disa javësh dhe tani është tema kryesore e bisedave mes lojtarëve, grave të lojtarëve dhe stafit.Rangers, klubi ku aktivizohet futbollisti i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, ka refuzuar të komentojnë për spekulimet.Anëtari i pezulluar i ekipit mjekësor, i cili nuk është identifikuar, ka refuzuar të komentojë kur është kontaktuar.

