Arsenal regjistroi fitoren e dytë radhazi.
“Topçinjtë” triumfuan 3-0 ndaj Sunderland, në duelin e javës së 25-të në Premier League.
Dopieta e Gyokeres dhe goli i Zubimendi, i dhanë 3 pikë të rëndësishme skuadrës së Artetës, që shkëputet në krye të renditjes me 56 pikë, 9 më shumë se Manchester City i vendit të dytë.
Fitore të rëndësishme mori edhe Chelsea, që triumfoi 1-3 ndaj Wolves. “Blutë” e Londrës, iu falën tripletës së Palmer në pjesën e parë, për të marrë triumfin.
Nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 Aston Villa, në një transfertë delikate si ajo ndaj Burnemouth.
West Ham mposhti 2-0 skuadrën e Burnleyt në transfertë.
Për vendasit u aktivizua nga stoli Armando Broja, i cili nuk arriti dot të lërë shenjë.

