Avioni me pasagjerë del nga pista dhe përfundon në plazh!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident ajror ka ndodhur këtë të martën në Mogadishu, kryeqyteti i Somalisë, ku një avion pasagjerësh i tipit Fokker 50 ka dalë nga pista gjatë uljes dhe ka përfunduar në plazh, shumë pranë vijës bregdetare. Në bord ndodheshin 55 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, të cilët u evakuuan me shpejtësi, fatmirësisht pa pësuar lëndime të rënda.

Avioni i kompanisë lokale StarSky kishte shfaqur probleme teknike pak pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar Aden Adde, në fluturimin drejt Galkayos. Për shkak të defektit, ekuipazhi mori leje për ulje emergjente. Gjatë kontaktit me pistën, mjeti ajror devijoi, kaloi përtej skajit të saj dhe u ndal në rërën e plazhit, thuajse në ujë.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë avionin  në breg, jashtë perimetrit të aeroportit, ndërsa shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë për të garantuar sigurinë. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e incidentit.

Share This Article