Brazili siguroi kualifikimin në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026 pasi mposhti Skocinë me rezultatin bindës 3-0 në ndeshjen e fundit të Grupit C. Heroi i mbrëmjes ishte Vinícius Júnior, i cili realizoi dy gola, ndërsa Matheus Cunha shënoi golin e tretë.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti dominoi takimin që në fillim. Vinícius hapi rezultatin në minutat e para pas një gabimi të mbrojtjes skoceze dhe më pas dyfishoi avantazhin para pushimit. Cunha vulosi fitoren në pjesën e dytë pas një aksioni të bukur të brazilianëve.
Momenti më i duartrokitur nga tifozët ishte rikthimi i Neymar, i cili luajti për herë të parë me Brazilin pas gati tre vitesh mungesë. Sulmuesi 34-vjeçar hyri si zëvendësues në minutën e 76-të dhe u prit me ovacione nga publiku në stadiumin e Majamit.
Me këtë fitore, Brazili e mbylli Grupin C në vendin e parë me 7 pikë dhe hyn mes favoritëve për të fituar trofeun.


